#DoMosDoPrrenjas vjen si një nevojë e brendshme dhe e natyrshme për të zhvilluar ekonominë vendase bazuar në një nga asetet më të mëdha dhe të rëndësishme të Bashkisë Prrennjas: asetet natyrore dhe kultutore të trashëguara në breza. Për vite i njohur si Qyteti i Minatorëve, pas rënies së konsiderueshme të kësaj industrie, Prrenjasi u shndërrua në një vend tranzit, me shumicën e vizitorëve/turistëve që kalonin përmes Prrenjasit pa u ndalur, rrugës për në Pogradec, Korçë, etj.
Aktivitetit i ulët ekonomik në zonë, dhe numrat në rritje të turistëve në vend (Shqipëri), ka kthyer vemëndjen drejt këtij sektori për shkak të pasurive të mëdha të zonës, ku vlen të përmendim: Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, segmente të VIA EGNATIA, biodiversitet tejet të pasur si në fshatin Sopot, apo peizazhi impresionues i fshatit Rashtan.
#DoMosDoPrrenjas synon të të stimulojë një zhvillim të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të turizmit në Bashkinë Prrenjas. Më specifikisht, projekti synon të: (1)Të brandojë dhe promovojë Bashkinë e Prrenjasit dhe ofertën turistike për ta vendosur atë në hartën ekonomike dhe atë të turizmit. (2)Të mbështesë me njohuri dhe aftësim, ofruesit e shërbimeve të zhvillojnë produkte dhe shërbime për t’u përfshirë në zinxhirë vlerash të turizmit (ekzistues apo të rinj) dhe aksesuar tregun.
Grupet e synuara nga #DoMosDoPrrenjas janë: ofrues ekzistuese të shërbimeve (ushqim dhe gastronomia, ecje në natyrë dhe forma të tjera sportesh në natyrë, shërbimi i mikpritjes, / artizanët etj); ndërmarrjet fillestare dhe bizneset e vogla “jashtë rrjetit/ off-the-grid” të filluara / drejtuara nga njerëz me frymë sipërmarrëse, veçanërisht të rinj dhe gra; të gjithë palët e interesuara publike, qytetare dhe sektor private të interesuar / investuar për vendosjen e zonës në hartën turistike; operatorët turistikë hyrës / dalës të gatshëm për të promovuar shërbime dhe ture bazuar në mjete të krijuara bashkërisht, të modeluar për promovim dhe komunikim dhe plane operative, si dhe Bashkia Prrenjas. Në çdo rast, projekti do të synojë një angazhim të të dyja gjinive, e veçanërisht të vajzava të reja dhe grave.
Përmes projektit, pritet që: (1) Potenciali natyror, kulturor dhe sipërmarrës i zonës dokumentohet në formën e databazave, përshkrimeve, fotografisë dhe videos; (2) Brandi për Bashkinë Prrenjas si destinacion turistik zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe operacionalizohet përmes një fushate intensive promovuese; (3) Sipërmarrës dhe nisma ende të paformalizuara (jashtë-rrjetit ose off the grid) mbështeten me njohuri dhe aftësim për të zhvilluar shërbime dhe produkte në fushën e turizmit, dhë për të aksesuar tregun.
#DoMosDoPrrenjas është i konceptuar në mënyrë të tillë që kapitalizon mbi asete vendase, dhe shpërndan aktivitetin në mënyrë të balancuar nëpër zonat urban dhe rurale të Bashkisë. Krahas promovimit, që krijon një avantazh konkurrues për Bashkinë, aftësimi i sipërmarrësve të zonës përbën një vlerë të shtuar dhe përfitim të drejtëpërdrejtë të komunitetit lokal.