Introducing ‘Artivista Center’

‘Qendra Artivista’ është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga një grup profesionistësh nga fusha e artit, arsimit dhe zhvillimit. Ajo u krijua bazuar në përvojën 30 vjeçare të aplikuar të themeluesve të saj dhe njohuri të kontekstit lokal në Shqipëri. Misioni i Qendrës Artivista është të mbështesë dhe promovojë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e artit, kulturës, edukimit dhe turizmit në Shqipëri, përmes bashkëpunimeve në nivele komuniteti (procese me pjesëmarrje), dhe punës advokuese me institucionet dhe aktorët vendim-marrës. Në procesin e konsolidimit të kapaciteteve të saj organizative dhe ndërtimin e përvojës së tij, Artivista bashkëpunon me disa organizata dhe ekspertë me përvojë. Portofoli i ekspertizës së Artivista përfshin: Konceptim dhe zbatim aktivitetesh të natyrës kulturore, edukative, artistike dhe zhvillimore me fokus në planifikim, zhvillim dhe promovim turizmi; Ndërmarrja e fushatave të komunikimit, brandimit, promovimit apo advokimit, ngritja e vetëdijes, mbi artin, kulturën, edukimit, turizmin apo ndonjë temë tjetër nga ky këndvështrim; Konsultimi i aktorëve shtetëror dhe joshtetëror për çështje që lidhen me temat e fokusit të organizatës; Implementimi i projekteve në fushën e veprimtarisë së organizatës; Bashkëpunimi në nivel rajonal për çështjet e zhvillimit;

*Artivista fitoi personalitet juridik më 20 maj të vitit 2019 rregjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në bazën e mëposhtme ligjore: nenin 13 dhe 14 të ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar, neni 3 dhe neni 22 i ligjit nr. 8789, datë 07.05.2001 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, neni 26 dhe ai vijues i ligjit nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.

Disa nga projektet më të rëndësishme në portofolin e Artivista përfshijnë:
– Digjitalizimi dhe promovimi i trashëgimisë shpirtërore në Bashkitë Prrenjas dhe Pogradec përmes audio guidave dhe guidave multimediale’, financuar nga Ministria e Kulturës, synon të kontribuojë në pasurimin e ofertës kulturore dhe artistike të segmentit turistik Prrenjas-Pogradec përmes identifikimit, ruajtjes dhe prodhimit të audio-guidave dhe guidave multimediale të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të zonës. Problematika që adreson projekti është një ofertë kulturore dhe artistike ende e paformëzuar dhe trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të neglizhuar dhe shpesh të tjetërsuar deri në zhdukje. Lëvizjet demografike dhe migrimi në masë veçanërisht i të rinjve, kanë bërë që legjendat, rrëfenjat, trashëgimia jo-materiale dhe zakonet të mos kalohen nga brezi në brez. Ky segment, që përmban të paktën dy pasuri botëtore UNESCO (Rrajcë në Prrenjas, dhe Liqenin e Ohrit në Pogradec) dhe një potencial të lartë zhvillimi të turizmit, do të pasurojë dhe ruajë për breza që vijnë trashëgiminë shpirtërore.

– ‘Axhenda Dixhitale e Aplikuar për Zhvillim Lokal’ si pjesë e ‘Rritja e Angazhimit Qytetar në Axhendën Dixhitale’, e financuar nga Bashkimi Evropian përmes Fondacionit Metamorfosis dhe e zbatuar mbi 18 muaj. Projekti synonte (1) hartimin dhe promovimin e një modeli të rrënjosur në kontekstin lokal se si objektivat dhe konceptet e axhendës dixhitale mund të zbërthehen në hapa veprues nga OSHC-të lokale për komunitetet lokale dhe të punësohen prej tyre për të zhvilluar aftësi dhe aktivitete ekonomike në përputhje me potencial lokal; dhe (2) rritja e aftësive dhe të kuptuarit e komuniteteve lokale në rajonin Prrenjas-Pogradec për aplikimin e koncepteve të Axhendës Dixhitale në fushën e bujqësisë, turizmit të qëndrueshëm dhe punës artizanale, nëpërmjet një sërë trajnimesh praktike dhe një fushate intensive ndërgjegjësimi.
– #DomosdoPrrenjas, financuar nga programi UNDP ‘ReLoADed, nëpërmjet Bashkisë Prrenjas zbatuar në një hark kohor prej 8 muajsh. Ai synonte të stimulonte një zhvillim të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të turizmit në Bashkinë Prrenjas nëpërmjet: (1) Branding dhe promovimit të Bashkisë Prrenjas dhe ofertës turistike për ta vendosur atë në hartën ekonomike dhe turistike; (2) Mbështetja, me njohuri dhe trajnime, ofruesve të shërbimeve për të zhvilluar produkte dhe shërbime për t’u përfshirë në zinxhirët e vlerave turistike (ekzistuese ose të reja) dhe për të hyrë në treg.
Mund të mësoni më shumë për Artivistën këtu: https://arti-vista.org/ , dhe mediat e saj sociale: arti_vista (Instagram) dhe ArtivistaAlbania (facebook).

Organisational Profile of ‘Artivista Center’

Artivista Center is a young non-profit organization founded by a group of professionals in the field of art, education and development. It was created based on the 30 years of applied experience of its founders and knowledge of the local context in Albania. 

The mission of Artivista Center is to support and promote the development and sustainability of art, culture, education and tourism inAlbania, through community-level collaborations (participatory processes), and advocacy work with institutions and decision-makers.Our portfolio of expertise includes: Conception and implementation of cultural, educational, artistic and developmental initiatives/ projects; Undertaking communication, branding, promotion or advocacy campaigns, raising awareness on art, culture, education, tourism or any other topic from this perspective; Consulting state and non-state actors on issues related to the focus topics of the organization.

*The center gained legal personality on May 20, 2019 registered in the Tirana Judicial District Court, based on the following legal basis: Articles 13 and 14 of Law no. 8788, dated 07.05.2001 “On non-profit organizations”, as amended, article 3 and article 22 of law no. 8789, dated 07.05.2001 “On the registration of non-profit organizations”, article 26 and thefollowing law no. 7850 dated 29.07.1994 “Civil Code of the Republic of Albania.

Some of our recent projects include: 

– ‘Digitalization and promotion of the spiritual heritage in the Prrenjas and Pogradec Municipalities through audio guides and multimedia guides’, financed by the Ministry of Culture, aims to contribute to the enrichment of the cultural and artistic offer of the Prrenjas-Pogradec tourist segment through the identification, preservation and production of audio -guides and multimedia guides of the cultural and spiritual heritage of the area. The problem that the project addresses is a still unformed cultural and artistic offer and cultural and spiritual heritage neglected and often alienated to the point of disappearance. Demographic movements and mass migration, especially of young people, have meant that legends, stories, intangible heritage and customs are not passed from generation to generation. This segment, which contains at least two UNESCO World Heritage Sites (Rrajce in Prrenjas, and Lake Ohrid in Pogradec) and a high tourism development potential, will enrich and preserve the spiritual heritage for generations to come.

– ‘Digital Agenda Applied for Local Development’ as part of the ‘Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda’, funded by the European Union through Metamorphosis Foundation and implemented over 18 months. The project aimed at (1) designing and promoting a local context-rooted model of how digital agenda objectives and concepts can be broken down into actionable steps by local CSOs for local communities and employed by them to develop skills and economic activities in line with the local potential; and (2) increasing the skills and understanding of local communities in the region of Prrenjas- Pogradec for applying Digital Agenda concepts in the fields of agriculture, sustainable tourism, and artisan work, through a series of practical trainings and an intense awareness raising campaign.

– #DomosdoPrrenjas, funded by the UNDP ‘ReLoADed program, through the Municipality of Prrenjas implemented over a course of 8 months. It  aimed to stimulate a balanced, comprehensive and sustainable development of tourism in Prrenjas Municipalitythrough: (1) Branding and promoting of the Municipality of Prrenjas and the tourist offer to place it on the economic and tourism map; (2) Supporting, with knowledge and training, service providers to develop products and services to be included in tourism value chains (existing or new) and access the market.