Turizëm

Si e humbëm Lurën

Në më pak se 20 vjet, ne kemi humbur mbi 380km2 sipërfaqe pyjore. Me fjalë të tjera, kemi humbur sipërfaqen e Bashkisë së Durrësit dhe Sarandës marrë së bashku. Përveç pyjeve, ne kemi humbur vlera të panumërta në oksigjen, biodiversitetin dhe përvojat natyrore dhe sociale. Nëse dëmtimet vijojnë me këtë ritëm, zonat pyjore të Shqipërisë së shpejti do të reduktohet në trungje, këneta dhe përmbytje masive të përsëritura. Për disa muaj, unë kam vizituar pyje të ndryshme në Shqipëri, duke u përqëndruar veçanërisht në Parkun Kombëtar Lurë, për të parë nga afër efektet e shpyllëzimit. Shifrat nuk bëjnë përshtypje, kështu që përmes fotografisë shpresoj të përçoj pjesë të kësaj drame. Efektet janë shkatërrimtare, dhe reagimi urgjent është i nevojshëm nëse nuk duam të humbasim parqe të tilla. Falënderojmë Fondin e Kulturës Zvicerane të Shqipërisë që është ndër të parat që reaguan pozitivisht për këtë kauzë.

Këtu do të gjeni Broshurën e plotë të Ekspozitës ‘How we lost Lura’.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *