Sofra e Skënderbeut (e njohur ndryshe dhe si Guri i Pishkashit) është një pikë panoramike me pamje mahnitëse për nga Elbasani, segmente të Via Egnatia-s, Mokrës, fushës së Domosdovës, Qafë Thanë, etj. Ky shkëmb ngjason me një sofër gjigande, (me përmasa 1 km x 800 m). Sipas gojëdhënave, Skënderbeu ka ngrënë drekë së bashku me ushtarët e tij, pas njërës prej betejave të tij të shumta të kurorëzuara me fitore.
Kjo pikë panoramike përbën një destinacion shumë të përshtatshëm për ecje në natyrë, apo ngjitje me motorra (apo dhe makina offroad) dhe mund të aksesohet nga rruga nacionale në drejtim të Prrenjasit, duke kthyer në Pishkash, ose përmes fshatit Rrajcë.