Turizëm

Sofra e Skënderbeut – Madhështore!

Guri i Pishkashit – Monument kulture, ose siç njihet ndryshe ‘Sofra e Skënderbeut’. Kjo ‘sofër e madhe’ që shtrihet në lartësinë 1876m rrëzë malit të Skurës, mendohet të ketë shërbyer si pikë qendrimi për Skënderbeun dhe ushtrinë tij fitimtare. Këtu janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së mesjetës së hershme. Dikur në fshat kishte muze historik dhe shtëpi kulture, gjë që dëshmon për jetën artistike dhe kulturore të vendit.Kjo zonë është po ashtu e njohur për nëntokën e pasur me hekur nikel, shfrytëzimi i të cilit ka filluar që në vitin 1357. Një nga legjendat e shumta për zonën tregon se kur vdiq Skënderbeu, aty u fshehën armët e tij, të cilat u shëndrruan në hekur, duke bërë që ky vend të jetë një ndër burimet kryesore të mineralit të hekur-nikelit.Ju ftojmë ta shijoni këtë udhëtim mahnitës në lartësitë e Sofrës së Skënderbeut!#DoMosDoPrrenjas

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *