Turizëm

RRAJCA E TRADITËS DHE UNESCO-s

Rrajca është një prej destinacioneve më të bukura të turizmit natyror. Që prej vitit 2017, Rrajca u bë pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore të UNESCO-s, duke përfshirë Pyllin e Ahut, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë.
Në kufi me Pogradecin, Dibrën, Matin dhe Maqedoninë e Veriut, fshati Rrajcë ka rrënjë të thella në lashtësi dhe në nëntokën e tij mendohet se shtrihet Kostriçani i pazbuluar. Sipas rrëfimeve, në këtë zonë kanë ekzistuar 12 mullinj bluarje me ujë, të cilët shërbenin edhe trevat përreth. Thuhet po ashtu se fshati është djegur disa herë ndër shekuj. Zona e Rrajcës lidhet shpesh me figurën e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe disa nga betejat më të njohura në histori.
Përgjatë periudhës së regjimit komunist për shkak të afërsisë me kufirin dhe rrezikshmërinë që kjo përbënte për kohën, hyrja në Rrajcë ishte e kufizuar dhe e monitoruar.

Ju mund të shkarkoni audioguidën në gjuhën shqipe dhe angleze duke klikuar këtu:

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *