Turizëm

SOPOTI

Sopoti njihet si një nga zonat më të bukura të Bashkisë Prrenjas. Peisazhi malor dhe historia mes të vërtetësdhe  legjendës,  ofrojnë  një  përvojë    paharrueshme  për  vizitorët.

Ujëvara e Gostimës, majat e larta të Gaferrit dhe Gurit të Pëllumbit, pyjet shekullorë, janë cilësuar si perla të natyrës shqiptare. Falë biodiversitetit të lartë, zona numëron mbi 110 lloje bimësh medicinale.

Sopoti njihet si fshati i prejardhjes se familjes së Aranitëve, nga ku rrjedh ‘Donika’, bashkëshortja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti. Sikurse dhe Bërzeshta, Sopoti dhe zona përreth njihen po ashtu për qëndresat e shumta kundër pushtimit otoman. Aksesi në Sopot është sfidues, pasi kërkon një kombinim të udhëtimit me makinë të përshtatshme për terren malor, dhe ecjes në këmbë për distanca relativisht të gjata. (Fotografia ilustruese marrë nga pine.al)

Ju mund të shkarkoni ose dëgjoni audioguidat duke klikuar këtu:

Destinacioni ‘Sopoti Madhështor’ – Audioguidë në gjuhën shqipe.
Destinacioni ‘Magnificent Sopot’ – Audioguidë në gjuhën angleze.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *