Turizëm

STRAVAJ DHE PYJET PËRRALLORE

Fshati Stravaj, shtrihet anë përroit të Radicinës qe eshte degë e lumit Shkumbin. Ky fshat zotëron hapësira të mëdha pyjore dhe karakterizohet nga një terren malor, i pasur  me dru  ahu,  pishe,  bredhi,  dushk  dhedrurë  arrorë.

Me një terren të përshtatshëm për eksplorim, fshati mund të shëtitet përmes ecjes, biçikletave, me motorr dhe me makina. Ketu ndihet menjëhere cilësia e pastër e ajrit, duke e bërë këtë zonë të preferuar për turizëm  natyre apo pushime malore.

Për  nga  vlera  dhe rëndësia, pyjet e Stravajt renditen krah pyjeve të Lurës, Vermoshit, Thethit, Lumit të Gashit, Rajcës dhe Steblevës.

Destinacioni ‘Stravaj dhe Pyjet Përrallore’ – Audioguida në gjuhën shqipe.
Destinacioni ‘Stravaj and the Enchanting Forests’ – Audioguida në gjuhën angleze.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *