Shqip
Më 6 janar 2026, rrjeti CULTUR-AL, i ngritur në kuadër të projektit CULTUR-AL që zbatohet nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare dhe Qendra Artivista me fonde të Bashkimit Evropian, i dërgoi Ministrit të Drejtësisë një kërkesë me shkrim për forcimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kodin e ri Penal. Kërkesa vjen pas konsultimit publik të 19 dhjetorit 2025 dhe pas një kërkese të mëparshme të rrjetit, të 23 shtatorit 2025. Letra u nënshkrua nga 20 organizata.
Problemi
Ligji nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” ndalon hyrjet e paautorizuara, gërmimet, kërkimet dhe dëmtimet në pasuritë kulturore, por shkeljet trajtohen kryesisht si kundërvajtje administrative. Në praktikë kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur gërmimet e përsëritura në kërkim të “thesareve”. Gërmimet e paligjshme shkatërrojnë kontekstin arkeologjik edhe kur nuk lënë dëme të dukshme, dhe janë hallka e parë e trafikimit të pasurive kulturore, një problem i theksuar vazhdimisht në raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Letra përmend tre raste të raportuara në media në dy javët para dërgimit të saj: gërmimet e paligjshme në Varret Ilire të Selcës, monument kulture i kategorisë së parë, ku akuza ishte “dhunim varresh”; vjedhjen e kambanës së Manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë; dhe ndërhyrjet e paligjshme në Urën e Vashës në Klos.
Rekomandimet
- Një nen dhe kapitull i veçantë për dëmtimin e trashëgimisë kulturore. Dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i pasurive kulturore të dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet dhe me gjobë nga 10 deri në 100 herë pagën minimale, dhe nga tre deri në shtatë vjet kur humbja është e pakthyeshme ose integriteti i pasurisë cenohet rëndë. Dënimi të rritet me një të tretën kur vepra kryhet nga zyrtarë apo persona me detyrë mbrojtjen e trashëgimisë, me qëllim përfitimi ose në mënyrë të përsëritur. Dëmtimi i pasurive të listuara nga UNESCO të jetë rrethanë rënduese, dhe gjykata të urdhërojë rikthimin në gjendjen e mëparshme dhe konfiskimin e mjeteve dhe përfitimeve.
- Një vepër e re për hyrjen e paautorizuar dhe gërmimet e paligjshme në sitet e trashëgimisë kulturore dhe në parqet kombëtare. Hyrja pa leje të dënohet me burgim deri në dy vjet dhe gjobë; gërmimet, kërkimet dhe përdorimi i detektorëve të metaleve apo mjeteve mekanike pa autorizim, me burgim nga një deri në pesë vjet dhe gjobë. Dënimi të rritet kur shkaktohet dëm dhe të jetë nga tre deri në shtatë vjet kur vepra kryhet në mënyrë të përsëritur, në bashkëpunim, me pajisje të posaçme ose për përfitim.
Pse
Një nen për gërmimet e paligjshme ndëshkon sjelljen e rrezikshme para se të ndodhë dëmi, me elemente objektive dhe të verifikueshme si hyrja pa leje dhe përdorimi i mjeteve, pa kërkuar prova të dëmit material. Propozimi përputhet me Konventën e UNESCO-s të vitit 1970 dhe me Konventën e Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasuritë kulturore (Konventa e Nikosias), e cila i trajton veçmas vjedhjen dhe gërmimet e paligjshme. Bashkimi i gjobës me burgimin synon një dënim më proporcional dhe më parandalues.
English
On 6 January 2026, the CULTUR-AL network, set up within the CULTUR-AL project implemented by the National Centre for Community Services and Artivista Center with funding from the European Union, sent the Minister of Justice a written request to strengthen the protection of cultural heritage in the new Criminal Code. It followed the public consultation of 19 December 2025 and an earlier request by the network on 23 September 2025. The letter was signed by 20 organisations.
The problem
Law no. 27/2018 “On cultural heritage and museums” prohibits unauthorised entry, excavation, searches and damage at heritage sites, but violations are treated mainly as administrative offences. In practice this has not stopped repeated digging for “treasures”. Illegal excavation destroys the archaeological context even when no visible damage remains, and it is the first link in the trafficking of cultural property, a problem repeatedly noted in the European Commission’s reports on Albania.
The letter cites three cases reported in the media in the two weeks before it was sent: illegal digging at the Illyrian Tombs of Selca, a first category cultural monument, where the charge brought was “desecration of graves”; the theft of the bell of the Monastery of St George in Sarandë; and illegal interventions at the Vasha Bridge in Klos.
The recommendations
- A separate article and chapter on damage to cultural heritage. Damaging, destroying or compromising cultural property would be punishable by two to five years in prison and a fine of 10 to 100 times the minimum wage, and by three to seven years where the loss is irreversible or the property’s integrity is seriously harmed. Sentences would rise by a third when the offence is committed by officials or people responsible for protecting heritage, for profit, or repeatedly. Damage to UNESCO-listed property would be an aggravating circumstance, and courts would order restoration and the confiscation of tools and proceeds.
- A new offence of unauthorised entry and illegal excavation at heritage sites and in national parks. Entry without a permit would carry up to two years in prison and a fine; digging, searching and the use of metal detectors or machinery without authorisation, one to five years and a fine. Penalties would rise where damage is caused, and reach three to seven years when the offence is repeated, committed jointly, with special equipment or for profit.
Why
An article on illegal excavation punishes the dangerous conduct before damage occurs, based on objective, verifiable elements such as entry without a permit and the use of tools, without requiring proof of material damage. The proposal is in line with the 1970 UNESCO Convention and the Council of Europe Convention on Offences relating to Cultural Property (Nicosia Convention), which treats theft and illegal excavation separately. Combining fines with prison aims at sentences that are more proportionate and more dissuasive.
Ky postim është përgatitur në kuadër të projektit CulturAL, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare dhe Qendra Artivista dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
This article was prepared within the CulturAL project, with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the National Centre for Community Services and Artivista Center and do not necessarily reflect the views of the European Union.
