Turizëm

SHKALLA E SKËNDERBEUT

Shkalla  e  Skëndërbeut      fshatin  Rrajcë-Skënderbej,  është trashëgimi  historike  dhe kulturore nga koha e Skënderbeut  dhe përjetëson betejën e Torviollit.

Kjo krahinë është e njohur për toponimet dhe legjendat që lidhen me figurën e Skënderbeut. Sipas librit të Kolonel Dilaver Radëshit, Beteja e Torviollit, “Për të përjetësuar luftërat në këtë krahinë, shkruan Koloneli, një varg vendesh na kanë mbetur sot me emrin e Skënderbeut. Kjo krahinë është plot me toponime e legjenda që lidhen me emrin e Skënderbeut. Këtu është fshati Skënderbej, Shkalla e Skënderbeut në veri të fshatit Rrajcë” (1963).’’

Krahas vlerës historike dhe kulturore, ’Shkalla e Skënderbeut’, ofron një panoramë mbresëlënëse.  Ajri i pastër dhe natyra përreth janë po ashtu një arsye e fortë për të vizituar zonën. Aktivitete të përshtatshme për zonën janëaktivitete sportive si hiking, çiklizëm,  aktivitete të natyrës artistike sikurse piktura, fotografia, apo krijimtaria poetike si dhe aktivitete të mirëqeniese si yoga, meditim, etj.  Ju mirëpresim në zonë, jeni ende në kohë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!

Ju mund të shkarkoni audio-guidën në ngjuhën shqipe dhe angleze këtu:

Destinacioni ‘Shkalla e Skënderbeut’ – Audioguida në gjuhën shqipe
Destinacioni ‘Shkalla e Skënderbeut’ – Audioguida në gjuhën angleze

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *