Turizëm

PISHKASHI DHE ‘SOFRA E SKËNDERBEUT’

Fshati Pishkash ndodhet në Bashkinë e Përrenjasit, pjesë e Njësisë Administrative Qukës. Fshati është  injohur  për historinë  e  pasur  veçanërisht  të  lidhur  me  heroin kombëtar  ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.

Këtu ndodhet ‘Guri i Pishkashit’ – Monument kulture, apo siç njihet ndryshe ‘Sofra e Skënderbeut’.

Kjo ‘sofër e madhe’ që shtrihet në lartësinë 1876 metër rrëzë malit të  Skurës, mendohet  të  ketë  shërbyer  si  pikëqendrimi  për Skënderbeun  dhe  ushtrinë  tij.

Në Pishkash janë zbuluar objekte arkeologjike që i perkasin periudhës së mesjetës.  Kjo zonë është po ashtu e njohur për nëntokën e pasur me hekur-nikel, shfrytëzimi i të cilit filloi në vitin 1357. Sipas legjendave, këtu u fshehen armët e Skënderbeut pas vdekjes së tij.

Ju mund të shkarkoni audio-guidën në ngjuhën shqipe dhe angleze këtu:

Destinacioni ‘Pishkashi dhe Sofra e Skënderbeut’ – Audioguida në gjuhën shqipe.
Destinacioni ‘Pishkashi dhe Sofra e Skënderbeut’ – Audioguida në gjuhën angleze.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *