Fshati Stravaj, shtrihet anë përroit të Radicinës qe eshte degë e lumit Shkumbin. Ky fshat zotëron hapësira të mëdha pyjore dhe karakterizohet nga një terren malor, i pasur me dru ahu, pishe, bredhi, dushk dhedrurë arrorë.
Me një terren të përshtatshëm për eksplorim, fshati mund të shëtitet përmes ecjes, biçikletave, me motorr dhe me makina. Ketu ndihet menjëhere cilësia e pastër e ajrit, duke e bërë këtë zonë të preferuar për turizëm natyre apo pushime malore.
Për nga vlera dhe rëndësia, pyjet e Stravajt renditen krah pyjeve të Lurës, Vermoshit, Thethit, Lumit të Gashit, Rajcës dhe Steblevës.