Bërzeshta është nje prej fshatrave me më shumë traditë dhe histori në Bashkinë e Prrenjasit, i konsideruar si djep i kulturës.
I quajtur Brusa në antikitet, dokumentimi me i hershëm i fshatit i përket shekullit të XV-të (15-të) në arkivat eVenedikut, ku ai përmendej për rezistencën ndaj pushtimit otoman.
Brusa, apo Bërzeshta e sotme, gëzonte një pozicion gjeografik strategjik, falë afërsisë me stacione të rëndësishmetë rrugës Egnatia. Kjo i jepte një përparësi komunikimit dhe aksesit në vise të tjera të Shqipërisë.
Fshati Bërzeshtë është i njohur për Rrapin shumëshekullor – monument natyre. Me një lartësi prej 26 metrash,Rrapi mbi 560 vjeçar ka një efekt mahnitës tek vizitorët.
Ju mund të shkarkoni ose dëgjoni audioguidat duke klikuar këtu: