CulturAL (2024 - 2027) · Bashkimi Evropian / European Union · me / with NCCS
Shqip
CulturAL është një nismë trevjeçare (1 dhjetor 2024 - 30 nëntor 2027), e zbatuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare dhe Qendra Artivista, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Ajo synon të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile që të luajnë një rol më aktiv në advokimin dhe monitorimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Shqipëri, si dhe të forcojë llogaridhënien e institucioneve për mënyrën si planifikojnë dhe shpenzojnë fondet për kulturën.
Gjendja e Kulturës në Shqipëri 2025
Monitorimi është i pari i këtij lloji në vend. Ai mbledh të dhëna drejtpërdrejt nga 60 bashki dhe disa institucione të qeverisë qendrore për periudhën 2020 - 2025: buxhetin e planifikuar dhe të shpenzuar për kulturën, stafin, aktivitetet, shpenzimet për restaurimin e trashëgimisë, strategjitë, konsultimet publike dhe shpërndarjen e aktiviteteve në njësitë administrative. Të dhënat krahasohen me programet buxhetore afatmesme të publikuara nga bashkitë.
Monitorimi fokusohet te llogaridhënia. Ai tregon sa nga buxheti i planifikuar për kulturën u shpenzua realisht, ku ndryshojnë shifrat e raportuara nga ato zyrtare, cilat bashki kanë strategji dhe konsultojnë banorët, dhe si u përgjigjen institucionet kërkesave për informim: në kohë, pjesërisht, apo vetëm pas ankimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Për çdo bashki botohet një profil publik me gjetjet dhe rekomandimet, në shqip dhe anglisht, në seksionin Transparenca. Këto profile u japin këshilltarëve bashkiakë, gazetarëve dhe qytetarëve një bazë të dhënash për të kërkuar llogari dhe për të ndjekur ndryshimet në vitet që vijnë.
Komponent tjetër kyç është rrjeti që lidh organizatat e shoqërisë civile, institucionet kulturore, gazetarët dhe aktorët privatë të përfshirë në mbrojtjen e trashëgimisë, për të ndarë njohuri, për të koordinuar advokimin dhe për të kontribuar në politikat kulturore.
English
CulturAL is a three-year initiative (1 December 2024 - 30 November 2027), implemented by the National Centre for Community Services and Artivista Center with the financial support of the European Union. It aims to empower civil society organisations to play a more active role in advocating for and monitoring the protection of cultural heritage in Albania, and to strengthen the accountability of institutions for how they plan and spend funds for culture.
State of Culture in Albania 2025
The monitoring is the first of its kind in the country. It collects data directly from 60 municipalities and several central government institutions for the period 2020 - 2025: planned and actual culture budgets, staff, activities, spending on heritage restoration, strategies, public consultations and the distribution of activities across administrative units. The data are cross-checked against the medium term budget programmes published by the municipalities.
The monitoring focuses on accountability. It shows how much of the planned culture budget was actually spent, where reported figures differ from official ones, which municipalities have a strategy and consult residents, and how institutions responded to requests for information: on time, in part, or only after a complaint to the Information and Data Protection Commissioner. Each municipality has a public profile with findings and recommendations, in Albanian and English, in the Transparency section. The profiles give municipal councillors, journalists and citizens an evidence base to hold institutions to account and to follow changes in the years ahead.
The other key component is a network linking civil society organisations, cultural institutions, journalists and private actors involved in heritage protection, to share knowledge, coordinate advocacy and contribute to cultural policy.
