Art & Kulturë

I Madhi Charlie Chaplin!

Aktor dhe drejtor filmi, Charlie Chaplin ishte ylli më i madhi i filmave pa zë. Ai lindi në Londër në vitin 1889 dhe kaloi një fëmijëri i rrethuar nga varfëria. Babai i tij i alkoolizuar braktisi nënën e tij këngëtare, e cila më vonë u transferua në një azil. Këto përvoja të hershme frymëzuan dhe personazhin e të padëshiruarit ‘Tramp’. Kur ishte adoleshent, ai ju bashkua një trupe cirku dhe me ndihmën e një manaxheri arti udhëtoi drejt SHBA. Në moshën 26 vjeçare ai ishte një yll kinemaje në krye të kompanisë së tij të filmit. Ai bëri një seri filmash pa zë, përpara filmit të tij të parë me zë, satirës anti-Hitler ‘Diktatori i Madh’. Ai vdiq në vitin 1977. Filmat e tij kryesorë janë (në titujt origjinal): The Kid (1921), The Gold Rush (1925), City Lights (1931), Modern Times (1936), The Great Dictator (1940).o

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *