Pyjet madhështore janë një pasuri e çmuar natyrore jo vetëm për banorët e zonës, por dhe një arsye e qenësishme për turizmin e natyrës. Bashkia Prrenjas ka fatin të përfaqësohet në Listën e Trashëgimisë Botërore – UNESCO, përmes Pyjeve të Ahut të Rrajcës. Kjo e vendos Rrajcën dhe natyrshëm Bashkinë Prrenjas në një hartë të rëndësishme të turizmit. #DomosdoPrrenjas