Turizëm

#DoMosDoPrrenjas – Shumë arsye për të qendruar

Ju mund të zgjidhni të udhëtoni përmes Prrenjasit post-industrial duke e lënë pas… Ose të ndaleni dhe të lejoni natyrën e bukur t’ju mahnitë me peizazhet shplodhës të Rashtanit e Katjelit, lartësitë dhe pemët hijerënda të Shebenikut dhe çdo detaj të përsosur të biodiversitetit të pasur dhe historisë e kulturës së zonës. Herën e radhës që kaloni përmes Prrenjasit, qendroni dhe merrni pak kohë t’ a shijoni. Keni kaq shumë arsye për të qëndruar!Historia magjepsesë nga kohët ilire, pyjet shekullore dhe etnografia e larmishme dhe e pasur e zonës, të ndërthurura me një trashëgimi kulturore e shpirtërore të vyer si vallja e Rrajcës, janë disa nga arsyet për të udhëtuar drejt Prrenjasit. Rruga Egnatia, Rrajca e traditës dhe UNESCO-s, Bërzeshta patriote – djep i kulturës, Pishkashi i Sofrës së Skënderbeut, Sopoti i legjendave, Rashtani peizazhistik, Stravaj i natyrës mbresëlënëse e shumë arsye të tjera ju mirëpresin në Prrenjas për një përjetim të paharrueshëm.Ju mund të njiheni dhe shkarkoni broshurën promovuese të Bashkisë Prrenjas këtu:

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *