Turizëm

KAM GJETUR NJË PERLË TË FSHEHUR

Reflektim nga Ergys Gjençaj

Nuk i kam numëruar asnjëherë, sepse do ishte dështim në lindje, se sa herë kam udhëtuar drejt Pogradecit, Korçës apo Maqedonisë së Veriut. Gjithnjë sapo kaloja Përrenjasin, pas rezervuarit në dalje, pasi makina merr një kthesë të lehtë përballesh me një tabelë ku shkruan “RRAJCË”. Sa herë shikoja tabelën në fjalë mëndja më shkonte tek “Vallja e Rrajcës” e asgjë më tepër. Nuk e njihja! Thjesht nuk e kisha shkelur më parë! Turp? Jo, aspak! Keqardhje që nuk e kisha zbuluar më parë? Po, shumë!
Ju tregoj përse!
Njeriu është qenia që ndryshon qasjen ndaj të panjohurës kur përballet në vetë të parë me të.
Nuk bëj përjashtim as unë! Sigurisht!
Ishte nëntor i vitit të kaluar, kur më ftuan në Rrajcë disa të njohur, me të cilët më pas u bëmë miq të mirë.
Sapo kaluam Përrenjasin, rezervuarin dhe pasi morëm kthesën pas tij, u shfaq e njëjta tabelë me njyrë blu ku shkruhet “RRAJCË”. Morëm rrugën dhe pas disa telefonatave me miqtë tanë arritëm në destinacion.
Quhet “Vila Rira Rrajcë”!
Takohem me Ajetin dhe Aidën dhe bëhem pjesë e asaj mrekullie me emrin “Vila Rira Rrajcë”. Zjarri në sobë ishte ndezur dhe aroma e druri tek digjej ishte thjesht fantastike. Vila ishte vendosur rrëzë një kodre dhe përballë shfaqeshin gjithë mburrje malet. Ajeti më shoqëron e tregon gjithë dhomat e “Vila Rira Rrajcë”.
Kishte bërë jo thjesht një investim të madh, por një arredim dhomave në detaje që pakkund i kam parë. Çdo dhomë kishte karakter dhe vetëm kaq më u desh për t’i thënë vetes: E dua këtë vend!
Tregoi se si ishte kujdesur që të riciklonte çdo gjë të mundshme dhe t’a përshtasve sa më bukur në çdo dhomë.
Uroj e shpresoj të mos më mërzitet, por shpjegimin e tij plot pasion e dashuri për punën e vet, me pathosin e një detajisti në kulm për secilën dhomë, e humba pas pak minutash. Gjithçka ishte në vendin e vet dhe mjeshtërisht punuar. Kaq mjaftonte!
Dolëm në oborr. Krah vilës qendronte një shtëpi e vjetër fshati. Për mua, ajo shtëpi duhej lënë siç ishte dhe këtë ia thashë. Tash që kujtoj si i fola, më ngjan sikur iu përgjërova të mos prekte asgjë.
Është e rëndësishme trashëgimia shpirtërore, për njeriun që shikon larg! Kam bindje se kjo vlen shumë për Ajetin dhe Aidën! Njerëz pasionantë ka kudo, por Ajeti sikur bën përjashtim. Zell të madh kishte ky njeri kur më shpjegoi për vendin e tij, Rrajcën.
Më tregoi që Rrajca, ky fshat pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë. Parku më tha se ka liqene akullnajore të vogla me bukuri mahnitëse.
Por po ashtu rrëfeu edhe se po punon fort që të shndërrohet në një atraksion të vërtetë të fuqishëm turistik.
E pjesë e këtij peisazhi gllaberues për nga bukuria, është “Vila Rira Rrajcë”. Unë e njoha Rrajcën nga Ajeti dhe Aida dhe perla e tyre e fshehur me emrin “Vila Rira Rrajcë”. Do kthehem përsëri, shumë shpejt atje, por jo si turist, por si mik! Të gjithë ejani në Rrajcë, si miq!!!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *