Art & Kulturë Fakte interesante Turizëm

FSHATI LIN – TRASHËGIMI E ÇMUAR

Lini është një fshat piktoresk rreth 20 km larg qytetit të Pogradecit. Ai shtrihet mbi një gadishull të vogël, me dalje direkte në liqen.

Përveç panoramës mbreslënëse që ofron, Lini është një fshat shumë i rëndësishëm përsa i takon historisë shqiptare dhe botërore. Hulumtimet arkeologjike të viteve të fundit e kanë konfirmuar Linin si vendbanimin më të vjetër në Evropë, që daton mbi 8500 vjet më parë.

Përveç themeleve të vendbanimeve prehistorike, në vitin 1969 në këtë fshat u zbulua edhe një Bazilike e krishterë dhe nje mozaik me dekor të larmishëm sipas stilit bizantin. Këto zbulime arkeologjike datojnë në shekullin e VI dhe VII të erës së re.

Ju mund të shkarkoni ose dëgjoni audioguidat duke klikuar këtu:

Destinacioni ‘Lin: Trashëgimi e çmuar’ – Audioguidë në gjuhën shqipe.
Destinacioni ‘Lin: Precious heritage’ – Audioguidë në gjuhën angleze.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *