Turizëm

POGRADECI

Pogradeci shtrihet në bregun e Liqenit të Ohrit dhe rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.

Përreth qytetit ndodhen fshatrat: Tushemisht, Lin, Gurras, Gështenjas, Vërdovë dhe Memëlisht. Liqeni i Ohrit është një element dominues në qytet.

Enkelejtë kanë qenë fisi që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet datojnë në shekullit V-të para E.S..

Pogradeci konsiderohet si qyteti me më shumë oksigjen në Shqiperi, duke e kthyer këtë zonë në një ndër më të preferuarat për çlodhje, argëtim dhe gastronomi karakteriste, ku pjata e preferuar është peshku koran. Është destinacion i përshtatshëm për turistët e të gjitha moshave.

Ju mund të shkarkoni ose dëgjoni audioguidat duke klikuar këtu:

Destinacioni ‘Pogradeci’ – Audioguidë në gjuhën shqipe.
Destinacioni ‘Pogradec’ – Audioguidë në gjuhën angleze.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *