Historia dhe kultura e Prrenjasit lidhen ngushtë me ‘Via Egnatia’ – një trashëgimi e vyer e rrënjosur në territor përmes urave shekullore të gdhendura mjeshtërisht dhe elementeve të hershëm socio-ekonomike të zonës.
Qyteti i Prrenjasit është lehtësisht i aksesueshëm përmes rrugës kombëtare Tirane – Pogradec, e cila ‘ndjek’ gjurmët e rrugës së lashtë. E njohur ndryshe si ‘Udha e Gjatë’, Via Egnatia e cila pershkon trojet shqiptare nga perëndimi ne lindje, ka dy degëzime, të cilat bashkohen në Elbasan. Përgjatë degëzimeve, ka disa elementë që i kemi trashëguar dhe në ditët e sotme, ku ndër më të njohurit janë stacioni AD Quintum (Kuintum), ne Bradashesh te Elbasanit, për të vijuar më tej në Mirakë. Gjurmët e udhës zbresin në Qukës ku gjendej stacioni Tres Tabernas.
Në vijim, Via Egnatia ngjitej drejt Pishkashit dhe Rrajcës në stacionin Pons Servili për të dalë në Qafën e Thanës, e përtej kufirit në Maqedoninë e Veriut.
Përgjatë gjurmeve te kesaj udhe nderthuren bukur peizazhi dhe historia, të cilat ofrojnë një përjetim mbreslënës.
Ju mund të shkarkoni audioguidën duke klikuar këtu: