Art & Kulturë Turizëm

RRAJCA E TRADITËS

Kostumografia e zonës së Rrajcës është shumë e njohur. Kostumi popullor i Rrajcës është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare.

I punuar në mënyrë artizanale, kostumi përbëhet nga rreth 7 elementë, dhe kërkon muaj punë për t’u përgatitur  ngamjeshtërit artizane,  për  shkak  të detajeve te shumta.

Elementët autentikë,  materialet e veçanta dhe origjinaliteti në mënyrën e përpunimit, i japin kostumit popullor të Rrajcës një vend të rëndësishëm në kostumografinë tradicionale kombëtare.

Disa nga elementët përbërës të kostumit janë: xhybja e qendisur mjeshtërisht, jeleku me pare dhe raftet të cilat mbërthehen poshtë gjoksit; xhoka e përpunuar me shajak dikur  i prodhuar nga vendasit; qesikja me sfond të bardhë në mes dhe fije ngjyrë vishnje të lëshuar poshtë; çorapet e leshit, etj.

Ju mund të shkarkoni audioguidën në gjuhën shqipe dhe angleze duke klikuar këtu:

Destinacioni ‘Rrajca e Traditës’ – Audioguidë në gjuhën shqipe.
Destinacioni ‘Traditional Rrajcë’ – Audioguidë në gjuhën angleze.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *